Site icon Telegrafi

Bebe Rexha: Isha e lënduar kur refuzuan të punojnë me mua për shkak të peshës

Bebe Rexha (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Muaj më parë, këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, publikoi një nga videot më zhgënjyese të saj në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një video, në të cilën ajo shprehte revoltën e saj lidhur me stilistët dhe shtëpitë e famshme të modës, që refuzuan dizajnimin e fustanit të saj për në mbrëmjen e madhe “Grammy”, me pretekstin se ajo ishte shumë e madhe.

Bebe Rexha (Foto: Cindy Ord/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, ajo në një intervistë për ‘Lorraine’ tregoi se kishte ngelur tejet e lënduar, në momentin kur ishte refuzuar në atë formë.

Lexo po ashtu Publikohen nominimet për "Billboard Music Awards", Dua Lipa dhe Bebe Rexha sërish krenojnë shqiptarët duke u nominuar në disa kategori

“Unë e dua trupin tim, jam një vajzë me linja të plota, por u shpreha sepse isha e lënduar”, ka thënë këngëtarja shqiptare.

Kështu u duk Bebe Rexha në “Grammy Awards 2019” (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

“Isha e nominuar për herë të parë në Grammy, prindërit e mi ishin duke ardhur dhe kur një mike imja më tregoj isha shumë e hidhëruar”, ka thënë tutje ajo.

Megjithatë, artistja shqiptare arriti t’ua mbyll gojën të gjithë atyre që e refuzuan, ngase pati një paraqitje glamuroze në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”.

Bebe Rexha arriti me plot sharm në mbrëmjen e madhe të çmimeve “Grammy” (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

E veshur me një fustan të kuq me çufka dhe me modelin e flokëve të kapura lart,bëri që Bebe Rexha të komplimentohet tej mase për dukjen e saj në këtë event.

“E adhurova atë veshje, jam ndjerë si princeshë” tha më tej këngëtarja gjatë intervistës. /Telegrafi/

Bebe Rexha në “Grammy Awards 2019” (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version