Telegrafi

Bebe Rexha ironizon me policinë: Kërkon t’i vihen prangat (Video)

Bebe Rexha është padyshim njëra ndër këngëtaret e cila i ka bërë më së shumti krenarë shqiptarët me suksesin e saj.

Ajo ka depërtuar fuqishëm në tregun muzikor jashtë vendit, duke publikuar disa këngë e bashkëpunime ndërkombëtare, të cilat rezultuan të suksesshme.

Bebe Rexha është shumë e pëlqyer në tregun ndërkombëtar. Burimi i fotos: Instagram

Si rrjedhojë, Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), tani është njëra ndër personazhet më të dashur për publikun dhe numëron me miliona ndjekës në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ndau me fansat disa video interesante, aq sa edhe qesharake në InstaStory, ku shfaqej në prapaskenën e një koncerti, teksa vizitohet nga disa policë.

Lexo po ashtu Atyre që e urrejnë, Bebe Rexha i përshëndet me një "twerk" në Instagram (Video)

Njëri prej tyre i hedh asaj prangat në duar, teksa Bleta përsërit me të madhe duke thënë‘ ’Mos më arrestoni, mos më arrestoni’’.

Sigurisht që një video e tillë është publikuar vetëm për të bërë shaka, pasi këngëtarja nuk ka pasur asnjëherë probleme me policinë. /Telegrafi/
ëherë probleme me policinë. /Telegrafi/