Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha ka qenë e ftuar në episodin e radhës të spektaklit të famshëm amerikan “That’s My Jam”.
Ajo bëri për vete publikun me një interpretim mbresëlënës po aq sa gazmor të këngës së famshme të Rihannës, “Only Girl In the World”, shkruan Billboard.
E ulur pranë konkurrentëve të tjerë të shfaqjes: Anthony Anderson, T-Pain dhe Ryan Tedder, Bebe Rexha u thirr në mikrofon nga drejtuesi i spektaklit, Jimmy Fallon, i cili e udhëzoi atë të tërhiqte një levë për të parë se cilën sfidë duhej të merrte.
Ruleta e këngëtares shqiptare ra në lojën e quajtur “Nonsense Karaoke”, në të cilën konkurrenti duhet të këndojë një këngë të njohur, por teksti duhet të jetë i zëvendësuar me fjalë qesharake të reja.
Rexha ishte gati për sfidën e interpretimit të versionit “të pakuptimtë” të hitit të vitit 2010 të interpretuar nga Rihanna, dhe madje Jimmy Fallon ndezi një makinë me erë për ta bërë edhe më të furishëm interpretimin e saj.
https://youtu.be/KxmqCJofL40
32-vjeçarja e nisi këngën duke e ndryshuar tekstin komplet dhe duke thënë në vend të saj fjalë qesharake, që ndryshonin komplet kuptimin e kjëngës.
Pavarësisht sfidës, zëri i këngëtares shqiptare ishte briliant dhe publiku në sallë mund të dëgjohet duke dhuruar ovacione për interpretimin, teksa edhe kanë qeshur me tekstin e pakuptimtë.
“That’s My Jam” është një shfaqje e ndryshme muzikore dhe komike, që merr frymëzim nga lojërat më të njohura të spektaklit “Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, duke përfshirë lojërat si: Mic, Air Guitar, Don’t Drop the Beat, Perfect Mash-Up, Wheel of Impossible Karaoke and Slay It, Don’t Spray It.
Bebe Rexha përndryshe ka një histori shumë interesant me Rihannën, pasi artistja shqiptare mori për herë të parë vëmendjen globale, kur kompozoi një nga këngët e saj.
Rexha është autorja e hitit “The Monster” të cilën Rihanna e këndoi në bashkëpunim me Eminem në vitin 2014 dhe shquhet si një nga këngët më të suksesshme të saj. /Telegrafi/