Site icon Telegrafi

Bebe Rexha ia beson dukjen grimeres nga Kosova, Dafinë Neziri

Foto: Dafinë Neziri/Instagram

Grimerja e njohur shqiptare, Dafinë Neziri, duket se i ka tejkaluar kufijtë me punën e saj.

Kjo pasi ajo së fundmi ajo ka arritur të realizojë makijazhin në fytyrën e artistes shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Grimerja Neziri ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi, me punën e mrekullueshme që ka realizuar në fytyrën e këngëtares, emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha.

“Unë sapo bër makijazhin e superyllit Bebe Rexha. Isha e mrekulluar nga shpirti i saj i pastër dhe ajo është aq…e bukur. Ne gjithashtu realizuam një fotosesion dhe mezi pres që t’jua tregojmë rezultatet. Kisha nderin të bashkëpunoja me një yll bote”, ka shkruar Dafinë Neziri në Instagram.

Ndërkohë edhe interpretuesja e hitit “I’m a mess” publikoi në TikTok një video, të realizuar gjatë kohës kur grimerja kosovare realizon makijazhin.

@beberexha

Got my Makeup done by the lovely @dafineneziri ☂️💜💜 🇦🇱

♬ Praise God – Kanye West

“Pata makijazhin tim të bërë nga e dashura Dafinë Neziri”, shkroi artistja me renome ndërkombëtare në mbishkrimin e videos.

Gjatë qëndrimit në Los Angeles, Dafinë Neziri ka pasur rastin që të realizojë makijazhin e disa fytyrave të njohura ndërkombëtare.

Bebe Rexha përndryshe edhe pse një yll Hollywood-i, jo pak herë ia ka besuar dukjen e saj bashkëkombësve të saj.

Kujtojmë që ajo kishte veshur një fustan të dizajnuar nga stilistja Dona Matoshi në premierën e filmit “Maleficent 2”, dhe një tjetër nga stilistja nga Prizreni, Lena Berisha, në një event muzikor në vitin 2018. /Telegrafi/

Bebe Rexha me kreacion të Dona Matoshit në premierën e “Maleficent 2” (Foto: Kevin Winter/Getty Images)
Exit mobile version