Telegrafi

Bebe Rexha hidhet përpjetë nga gëzimi kur kupton se është nominuar për çmimin ‘Grammy’

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Të martën janë publikuar listat e plota të nominimeve për ceremoninë e madhe të ndarjes së çmimeve, Grammy Awards 2023.

Mes artistëve më eminentë të nominuar këtë vit, në listën e të nominuarve gjendet edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Ajo është nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën e saj “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan.

Bleta (emri i vërtetë i artistes) me të dëgjuar lajmin e madh është hedhur përpjetë nga gëzimi.

Lexo po ashtu Publikohen nominimet e Grammy Awards 2023, Bebe Rexha - shqiptarja e vetme që nominohet sivjet

Interpretuesja e hitit “I’m a mess” publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një video, ku shihej në çastet e gëzimit teksa përqafohej vazhdimisht nga e ëma e saj, Bukurija.

“Le të shkojmë”, dëgjohet duke bërtitur ajo ndërsa kupton se është nominuar për një çmim Grammy.

Rexha ka qenë edhe më parë e nominuar në ceremoninë e madhe të çmimeve në vitin 2019, në kategoritë “Artistja e re më e mirë” dhe “Performanca më e mirë e zhanrit duo/grup” për këngën “Meant to be” në bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line.

Bebe Rexha në “Grammy Awards 2019” (Foto: Jon Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Fatkeqësisht aso kohe ajo nuk kishte arritur të fitonte asnjë nga këto çmime. /Telegrafi/