Site icon Telegrafi

Bebe Rexha gati për të performuar në “American Music Awards”, publikon pamje nga momenti i provave të fundit

Tanimë prej disa muajsh është bërë e ditur se evenimenti “American Music Awards 2020” do mbahet më 22 nëntor (e diel).

Dhe siç dihej, shqiptarja e vetme e nominuar është këngëtarja Dua Lipa, e cila u nominua në dy kategori si ‘Artistja e preferuar femër’ dhe ‘Kënga e preferuar’.

Megjithatë, në mesin e shumë artistëve në ceremoninë e ndarjes së çmimeve e pranishme është edhe këngëtarja nga Dibra, Bebe Rexha.

Bebe Rexha (Foto: Instagram)

Kjo e fundit do të performojë këngën e saj të re “Baby I’m Jealous” së bashku me Doja Cat.

Lexo po ashtu Dua Lipa nominohet në dy kategori në "American Music Awards"

Dhe pak para ceremonisë, Bebe tregon se është gati për të interpretuar teksa ndan disa imazhe nga prapaskenat, ku po bënte provat.

“Pothuajse gati. Baby I’m Jealous ‘live’ me Doja Cat në Amas në ABC”, ka shkruar ajo.

“Baby I’m Jealous” deri më tani ka kaluar shifrën e 32 milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version