Site icon Telegrafi

Bebe Rexha fotografohet pa makijazh ndërsa nxjerr në shëtitje qenin e saj

Dy herë kandidatja e çmimit “Grammy”, Bebe Rexha ishte veshur në të zeza ndërsa merrte ushqim në Kreation Organic në Los Angeles të shtunën pasdite.

Këngëtarja 31-vjeçare e hitit “Meant To Be” ishte pa makijazh ndërsa doli nga dyqani i famshëm popullor, shkruan DailyMail.

Ndërsa ajo u kthye në veturën e saj e veshur me një bluzë dhe geta të zeza, ylli eci me qenin e saj adhurues të quajtur Bear, të cilin e adoptoi në vitin 2016.

Rexha i mbante sytë e saj të verdhë të fshehur nën një palë syze dielli të zeza, teksa flokët e saj bionde ishin lënë të çrregullta.

Lexo po ashtu Bebe Rexha tregon se mbjell një kopsht me domate në shtëpinë e saj luksoze: Babai im u rrit në një fermë në Maqedoni, ai më mësoi kopshtarinë

Më herët gjatë ditës, ajo i hodhi një sy 10.7 milionë ndjekësve të saj në Instagram se si e mban fizikun e saj të tonifikuar, ndërsa ngiste biçikletën e saj Peloton.

Pasi u djersit gjatë ushtrimeve me Alex Toussaint, bukuroshja xhiroi një video të saj, ku shihej e zytur në djersë ndërsa në mbishkrimin e saj shkroi “Mirë”.

Në qershor, Rexha promovoi pozitivitetin e trupit të saj me një video në TikTok, ku sfaqte pa hezitim linjat e saj trupore në një paraqitje me bikini.

Në mbishkrimin e videos, ajo ua kujtoi fansave se pesha e saj nuk është “punë e askujt”.

Drejt fundit të klipit të saj TikTok, Rexha zbuloi se ajo peshon 74 kilogramë, një peshë që ajo dëshiron ta ‘normalizojë’ duke ecur përpara.

Bebe Rexha përndryshe në një intervistë ekskluzive të dhënë për Telegrafin muajin e kaluar, foli rreth albumit të saj të dytë, “Better Mistakes”, duke treguar arsyen se pse zgjodhi të trajtojë në album çështje të shëndetit mendor.

Lexo po ashtu Bebe Rexha intervistë ekskluzive për Telegrafin: Dua të vij në Kosovë, ka qenë një ëndërr e imja gjithmonë ta vizitoj atë vend

“Unë thjesht dua, e dini, njerëzit dhe fëmijët në të gjithë botën të mos ndihen vetëm dhe të dinë se ata janë të fortë dhe ata mund të kapërcejnë gjithçka për të cilën ata mendojnë. Dhe, thjesht doja të shkruaja këngë që i bëjnë njerëzit të mos ndihen sikur janë vetëm dhe mund të dëgjojnë këngët e mia dhe ta dinë që unë jam aty për ta”, ka thënë këngëtarja shqiptare me famë botërore.

E njëjta është shprehur se shpreson që ta vizitojë Kosovën së shpejti për herë të parë në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/

Exit mobile version