Telegrafi

Bebe Rexha fotografohet me Jennifer Lopezin dhe të dashurin e saj, i quan ata “mbret dhe mbretëreshë”

Bebe Rexha (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)

Të martën është mbajtur mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve “American Music Awards”.

Kjo mbrëmje nderoi me çmime shumë artistë, ndër ta më të shpërblyerat ngelën këngëtaret Camila Cabello dhe Taylor Swift, me gjithsej nga katër çmime.

Në AMA nuk munguan edhe tri këngëtaret e suksesshme shqiptare: Rita Ora, Dua Lipa, dhe Bebe Rexha, të cilat shkëlqyen me dukjen e tyre në tapetin e kuq.

Lexo po ashtu Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha shkëlqyen me dukjen e tyre në tapetin e kuq të "American Music Awards"

Rita dhe Bebe prezantuan, teksa Dua mahniti publikun me interpretimin e dy këngëve të saj më të fundit, “Electricity” dhe “One Kiss”.

Si një mbrëmje që mbledh yjet, këngëtarët kanë pasur rastin që më shumë se kurrë të takohen me kolegët e tyre.

Lexo po ashtu Të gjithë fituesit në "American Music Awards 2018"

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, realizoi një fotografi me artisten e famshme, Jennifer Lopez, dhe të dashurin e saj, Alex Rodriguez.

Kështu u duk Bebe Rexha në “American Music Awards” (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Në fotografin e publikuar në Instagram, ajo i ka quajtur ata mbret dhe mbretëreshë, duke treguar kështu se ka një simpati të veçantë për ta.

“Me mbretëreshën dhe mbretin”, ka shkruar Rexha në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/