Bebe Rexha bëri që vëmendje e të gjithëve të kthehet nga ajo, kur u pa duke shkuar në festën e rap-artistes Doja Cat, me rastin e lansimit të albumit të saj më të ri.
Këngëtarja 31-vjeçare vuri në pah linjat e saj trupore, në një veshje, materiali i së cilës krijonte një iluzion të dukshëm optik.
Fustani është dizajnuar nga ‘Jean Paul Gaultier’, dhe është veshur më parë nga Kim Kardashian në vitin 2018, shkruan DailyMail.
Duke marrë një numër pozash para fotografëve, ylli shqiptar tërhoqi vëmendjen me vënien në pah të figurës së saj të trupit, në këtë fustan të ngushtë.
Bebe Rexha i la flokët e saj bionde të lëshuara para njërës shpatull, teksa në sy ra edhe manikyri i saj i veçantë.
Grimi i saj ishte ultra joshës, i përbërë nga vetulla të tërhequra, qerpikë të rremë, pudër bronz në mollëzat e saj dhe një buzëkuq mat.
Teksa ishte në disponim të mirë, Bebe Rexha u komentua në rrjetet sociale për këtë veshje nga Jean Paul Gaultier të vitit 1996, të cilën Kim Kardashian, 40 vjeçe, e kishte veshur në “People Choice Awards” në Los Angeles në vitin 2018.
Kim e kombinoi pamjen e saj me një palë taka, teksa kishte zgjedhur një makijazh më të errët për sytë.
Rexha ka qenë gjithnjë e hapur në lidhje me udhëtimin e saj drejt pozitivitetit të trupit, pasi ajo më parë zbuloi se disa dizajnerë refuzuan të dizajnonin fustanin e saj për në “Grammy Awards 2019”, për shkak të përmasave të mëdha trupore.
Artistes së hitit “Sabotage” iu tha gjithashtu se ‘askujt nuk i pëlqen një yll i shëndoshë i pop-it’ dhe tha se kritikat për trupin e saj e bënin të ndihej sikur ishte ‘asgjë’.
Pasi kërkoi ndihmë për shëndetin e saj mendor, Bebe Rexha tha se tani është në ‘një vend kaq të mirë’ në jetën e saj. /Telegrafi/