Site icon Telegrafi

Bebe Rexha flet për kohën kur jetonte në Staten Island teksa tregon se nuk krenohet me mënyrën se si vishej

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi është hapur për të kaluarën, duke treguar më shumë për qytetin e saj të lindjes – Staten Island.

Ylli i “I’m a Mess” teksa fliste me InStyle në ‘New York Fashion Week’, thotë se është penduar për disa zgjedhje të modës që ka bërë ndër vite dhe për këtë fajëson vendlindjen e saj.

Flokë të errët, lëkurë të nxirë me produkte, doreza që pjesërisht mbulonin duart dhe prangat në rripin e saj, 30-vjeçarja tregoi për atë se si nuk i pëlqeu ky stil i veshjes.

“E vetmja mënyrë në të cilën Staten Island ka ndikuar ndonjëherë në stilin tim ishte nxirja me produkte dhe bluzat”, tha këngëtarja. “Dhe, nuk jam krenare për këtë. Por, unë jam kush jam dhe nga jam”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bebe Rexha

Ndërkohë Rexha ka treguar dashuri për vendlindjen e saj në të kaluarën, nuk ka mbrojtur stereotipin që rrethon këtë vend.

“Mendoj që shumë njerëz nuk pranojnë që janë nga Staten Island sepse nuk është me të vërtetë një pamje interesante”, vazhdon biondja. “Por, unë mund ta bëj Staten Island përsëri ‘cool’”.

Në vitin 2018, ylli shqiptar gjatë turneut të saj vizitoi edhe qytetin e lindjes, përfshirë shkollën “Tottenville High School”.

Veç tjerash, kur performoi në koncertin e Jonas Brothers në ‘Madison Square Garden gjatë verës, Rexha u identifikua si një vajzë krenare e Staten Island’. /Telegrafi/

Exit mobile version