Telegrafi

Bebe Rexha flet për albumin e ri “Better Mistakes” dhe performon “Sacrifice” në “Good Morning America”

Bebe Rexha (Foto: YouTube)

Bebe Rexha po feston albumin e saj të sinqertë të quajtur, “Better Mistakes”.

31 vjeçarja ka folur për albumin e saj të ri në episodin e së premtes në “Good Morning America”.

Rexha solli albumin në maj. Në GMA, ajo është pyetur se përse më parë theksoi se albumi është gjithçka që dëshironte të përfshinte në një album.

“Për të qenë e sinqertë, unë kam shkruar këngët dhe i dua fjalët dhe gjërat që kam thënë, që nuk i kam thënë më parë”, tha Rexha. “Thjesht ishin të prekshme”.

Biondja shton se e ka kompletuar albumin vite më parë, por që po priste të kalonte pandemia e coronavirusit.

“Unë e kam përfunduar albumin tri vite më parë, dhe më pas goditi pandemia dhe kështu e kam shtyrë. Ishte e vështirë, por mendoja që nuk ishte një kohë e duhur”, vazhdon Bebe.

“Better Mistakes” përfshin këngët si: “Baby I’m Jealous”, “Sacrifice”, “Sabotake”, “Die For a Man” etj. Ylli shqiptar performoi “Sacrifice” në GMA.

Ajo po ashtu interpretoi edhe hitin “I’m A Mess”.

Rexha do të prezantojë e do të këndojë në “Can’t Cancel Pride” të iHeartRadio dhe PG. Evenimenti feston për komunitetin LGBTQ dhe ‘Muajin e Krenarisë’ me yje të tjerë si: Demi Lovato, Lil Nas X, Dolly Parton. /Telegrafi/