Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka folur shpesh hapur lidhur me shëndetin e saj mental.
Në një intervistë për revistën e njohur britanike, “Marie Clair”, Rexha tregoi se ka pasur shumë momente kur ka qëndruar e mbyllur, deri sa gjeti një terapist dhe filloi të marrë konsulta rreth shëndetit të saj mental.
“Kisha momente kur s’doja të dilja nga shtëpia ose nervozohesha shumë nëse shkoja nëpër ndeja. Qëndroja në një qoshe dhe tmerohesha. Nuk e dija se çfarë ishte ankthi. E pata gjetur një terapist dhe mësoja mënyra se si ta kontrolloja. Unë shkoja te terapisti në fillim të të 20-tave”, ka thënë Bebe Rexha.
E njëjta revistë ka cituar faktin se si këngëtarja shqiptare njihet si kompozitore e disa prej këngëve më të famshme të këngëtarëve Selena Gomez, Iggy Azalea, Rihanna dhe Eminem.
Bebe Rexha shënoi suksesin e saj më të madh këtë vit, duke arritur të nominohet në dy kategori në “Grammy Awards”, që njihet si mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve muzikore. /Telegrafi/