Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka marrë së fundmi pjesë në një aheng familjar në ShBA.
Ajo ka fejuar vëllain e saj, Florentin, dhe me këtë rast familja e saj realizuan një ceremoni tradicionale shqiptare.
Teksa janë argëtuar dhe dëfryer me këngë popullore, Rexha në një moment duket se ka vendosur “të qerasë” muzikën, siç është traditë.
Në një video e cila po qarkullon gjithandej në rrjetet sociale, këngëtarja e hiteve botërore mund të shihet teksa iu hedh para muzikës.
Ajo është dukur më se tërheqëse në një fustan të zi të gjatë, të zbukuruar me diamante te pjesa e dekoltesë.
Këtë dukje, interpretuesja e hitit “I’m A Mess” ia kishte besuar kreatores së njohur nga Gjakova, Albina Dyla.
Bebe Rexha përndryshe është fëmija i madh në familjen e saj dhe ka vetëm një vëlla më të vogël. /Telegrafi/