Site icon Telegrafi

Bebe Rexha i falënderon ata që kanë dhuruar për Shqipërinë dhe i inkurajon të tjerët që të vazhdojnë të grumbullojnë fonde

Bebe Rexha (Foto: Steven Ferdman/Getty Images/Guliver)

Shqiptarët nga e mbarë bota janë mobilizuar maksimalisht për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmetet në Shqipëri, ndërsa këtu nuk bëjnë përjashtim as yjet tona me famë ndërkombëtare.

Një prej tyre është Bebe Rexha, e cila pos që ka konfirmuar se do të udhëtojë drejt shtetit amë, ka nisur edhe një fond në GoFundMe për të grumbulluar mjete, të cilit i janë përgjigjur menjëherë fansat e saj.

Duke qenë se mobilizimi i tyre ishte i shpejt, këngëtarja e ka ngritur cakun nga 50.000 në 100.000 dollarë.

Ajo e ka konfirmuar një gjë të tillë përmes një postimi në Facebook dhe i ka falënderuar të gjithë ata që kanë dhuruar deri më tani dhe i ka inkurajuar të tjerët që të vazhdojnë të dhurojnë.

“E kemi ngritur cakun në 100.000 dollarë. Faleminderit të gjithë atyre që kanë dhuruar. Dhuroni këtu“, ka shkruar Bebe Rexha në postim. /Telegrafi/

Exit mobile version