Site icon Telegrafi

Bebe Rexha engjëllore në performancën live të “Last Hurrah” në “Live with Kelly and Ryan”

Superylli shqiptar, Bebe Rexha, ka treguar edhe një herë pse është një prej këngëtareve më të mira të momentit në skenën botërore.

Bukuroshja ishte e ftuar në emisionin “Live with Kelly and Ryan” në edicionin special pas Oscarit.

Këngëtarja performoi hitin e saj më të fundit, “Last Hurrah”.

Për këtë performancë Bebe zgjodhi të duket si një engjëll, që u shfaq mahnitse, tejet e bukur dhe seksi.

Bebe u shfaq e mrekullueshme në këtë performancë, duke elektrizuar publikun.

Këngëtarja nga Dibra ishte e nominuar për ceremoninë Grammy, por nuk arriti që të triumfonte.

Viti 2019 pritet të jetë i madh për të, pasi që ka në plan lansimin e një albumi, pasi vitin e kaluar publikoi bashkëpunime e projekte ‘single’. /Telegrafi/

Exit mobile version