Site icon Telegrafi

Bebe Rexha e thotë sërish se do të bëhet partnere më e mirë në të tridhjetat

Bebe Rexha (Foto: Noam Galai/Getty Images)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në mbarë botën.

Biondja tash e disa ditë ka nisur turneun e koncerteve bashkë me “Jonas Brothers”, ndërsa po performon në vende të ndryshme.

Ajo dje pësoi sulm të astmës midis koncertit në San Francisko, por që nuk ka dashur të ndalet së argëtuari publikun.

Në ndërkohë, 29-vjeçarja përmes një postimi tjetër ka reaguar rreth moshës dhe kritikave që merr për tekstet apo postimet në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bebe Rexha

“Kohët e fundit kam pasur një ekzekutiv të muzikës mashkull teksa më tha se po bëhem shumë e vjetër dhe se marka ime ishte “konfuze”. Sepse … Unë jam një shkruese e këngëve dhe postoj foto seksi në Instagramin tim dhe kjo nuk është ajo që supozojnë se shkrimtarët femra bëjnë, veçanërisht për moshën time. Jam 29 vjeçe”.

“Jam e ngopur me futjen në një kuti. Unë i bëj rregullat e mia. Jam lodhur që gratë të etiketohen kur plaken dhe djemtë etiketohen si seksi me moshën. Sidoqoftë, unë do i mbushë 30 më 30 gusht dhe ju e dini çfarë, nuk jam duke ikur prej moshës time. Nuk do të gënjej për moshën time dhe nuk këndoj këngë që ndjej se do të shes më mirë sepse ato tingëllojnë “më të reja”. Unë do të festoj moshën time, sepse ti e di se çfarë, unë jam më e mençur, jam më e fortë dhe besoj unë jam një dashnore shumë më e mirë sesa isha 10 vjet më parë”, ka shkruar këngëtarja Rexha. /Telegrafi/

Exit mobile version