Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, muajve të fundit ka qenë shumë pak aktive në muzikë dhe rrjete sociale.
Ajo bëri të ditur për fansat se ka punuar shumë gjatë këtij viti në këngët e albumit të saj të tretë, por që nuk ndjen se është koha e duhur për t’i lansuar ato.
Ndërkohë, 30-vjeçarja u lajmërua së fundmi në rrjetin social Instagram, duke publikuar një fotografi mjaft atraktive në bikini.
Kësaj radhe ajo ka pozuar tërësisht natyrale, pa makijazh dhe pa filtra duke treguar trupin e saj ashtu siç e ka në përditshmëri.
“E tëra natyrale”, shkroi Rexha në mbishkrimin e fotografisë, teksa vinte në pah kthesat e saj trupore.
Bebe Rexha është komentuar shpesh herë në media për fizikun e saj, veçanërisht të pasmet e mëdha, me të cilat edhe ajo vet ka ironizuar herë pas here.
Ajo ndodhet aktualisht në Los Angeles, teksa në Twitter bëri me dije se është në realizim e sipër të një kënge të re solo, që do ta sjellë së shpejti për fansat. /Telegrafi/