Telegrafi

Bebe Rexha e ngazëllyer pas videos që mori nga Dolly Parton, paralajmërohet një bashkëpunim mes tyre

Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Bebe Rexha, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Bukuroshja me prejardhje nga Shkodra së fundmi ka pranuar një video nga ylli amerikan, Dolly Rebecca Parton.

Artistja jonë duket se është një fanse e zjarrtë e kësaj të fundit, derisa videon e ka shpërndarë me fansat në llogarinë e saj personale, Instagram.

Në video, këngëtarja 73-vjeçare thotë se është fanse e artistes Rexha dhe se dëshiron që në të ardhmen të realizojnë një bashkëpunim së bashku.

Ndërkohë, videos në fjalë, Bebe ia ka vënë një përshkrim, e cila duket se është tejet e entuziasmuar pas përgjigjes që mori nga Parton.

“Jam e vdekur. Ajo është një nga idollat e mi. Them shiko tek ajo. Nuk besoj që ma dërgoi atë. Më duhet ta postojë. Ndoshta një bashkëpunim?”, ka shkruar mes tjerash 30-vjeçarja.

Dolly Parton përndryshe njihet për hitet e saj të shumta, përfshirë “Jolene”, “Just Because Im A Woman”, “Coat of many colours”, “It’s to latte”.

Një bashkëpunim me dy yjeve të muzikës pop nuk ka dyshim se do të mirëpritet nga fansat e shumtë të këngëtareve botërore. /Telegrafi/