Këngëtarja nuk ndalet së promovuari shtetin shqiptar dhe këtë e bën me krenari.
Bebe Rexha, e cila është me origjinë nga Dibra, na befasoi sërish me veprimin e saj para koncertit e turneut amerikan.
Ajo ka publikuar një video në llogarinë personale në Snapchat teksa shihet flamuri kombëtar shqiptar i vendosur në hotelin ku qëndronte këngëtarja dhe bashkëpunëtorët e saj.
Por, ajo që çudit është vendosja e flamurit në tavanin e dhomës së hotelit.
Ndryshe, Bebe ka paralajmëruar projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/