Artistja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, po merr pjesë në Javën e Modës, në New York.
Pas paraqitjes së mrekullueshme që pati në ngjarjen vjetore të revistës “Harper’s BAZAAR”, Rexha ishte e pranishme edhe në një tjetër event të rëndësishëm të modës.
Bëhet fjalë për sfliatën e “Sherri Hill” në New York, ngjarje kjo në të cilën ajo është shoqëruar nga e ëma e saj, Bukurije Rexha.
Artistja 30-vjeçare është ngjitur në pasarelën e eventit për të performuar para të pranishmëve, disa nga hitet e saj më të fundit.
Ajo i ka mahnitur të gjithë me interpretimin e saj, ndërsa me një veshje elegante dhe plot stil, vuri në pah linjat e saj trupore.
“Të gjitha ëndrrat e mia si adoleshente bëhen realitet sonte! Faleminderit shumë Sherri Hill që më keni ftuar në javën e modës në New York”, ka shkruar Rexha në mbishkrimin e një fotografie të ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.
Kështu, ajo ka treguar se të performuarit në një pasarelë të tillë, ka qenë një ëndërr e kamotshme e vajzërisë, që tashmë është bërë realitet për këngëtaren e shumë hiteve internacionale. /Telegrafi/