Telegrafi

Bebe Rexha e lumtur që performoi krah Britney Spears në MTV Music Awards 2016 (Foto)

Mbrëmë në Los Angeles është mbajtur mbrëmja prestigjioze e ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards 2016.

Në këtë mbrëmje ku nuk munguan yjet e njohur botërorë si: Adele, Beyonce, Rihanna, Justin Timbarlake e Britney Spears, të pranishme ishin edhe dy këngëtaret e njohura shqiptare Rita Ora dhe Bebe Rexha.

E kur jemi te kjo e fundit, Bebe ishte pjesë e MTV për herë të parë këtë vit, pas bashkëpunimit shumë të suksesshëm me Nicki Minaj.

Lexo po ashtu Bebe Rexha trajtohet si divë, dhe shkëlqen në performancën e saj te Jimmy Fallon (Foto/Video)

Këngëtarja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një fotografi, ku shihet përkrah këngëtares së famshme Britney Spears, teksa ka thënë se është ndjerë e lumtur që ka arritur të jetë pranë saj.

“Momente të mrekullueshme duke dëgjuar një nga dolët e mi të performojë në MTV 2016”, kanë qenë fjalët e saj. /Telegrafi/