Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka kohë që nuk ka sjell për fansat e saj diçka të re.
Ajo këto ditë nuk është ndjerë mirë pas një problemi që ka pasur me sinuset e hundëve pas një aksidenti të vogël.
Tani ajo thotë se nuk po mundet të marrë frymë mirë pasi ka marrë infeksion dhe se një frymëmarrje normale është krejt ajo çfarë do.
Shqetësimin e saj, Rexha e bëri të ditur përmes disa videove të publikuara në InstaStory.
“Jam kaq e lodhur, dua vetëm të frymoj nga hunda, është kjo ajo e gjitha që dua. Dhe tani kam marr një infeksion të sinuseve prej 10 ditësh dhe jam thjeshtë e mbaruar”, ka thënë ndër të tjerash artistja shqiptare.
Bebe Rexha përndryshe gjatë gjithë kohës së pandemisë ka incizuar këngë për albumin e saj të tretë.
Megjithatë, ajo u shpreh se ende nuk është gati të nxjerr në treg asnjë këngës, pasi ajo dhe menaxhmenti i saj nuk ndjejnë sikur është koha e duhur për të lansuar diçka. /Telegrafi/