Telegrafi

Bebe Rexha me dukje provokuese, vë në pah gjoksin gjatë koncertit të fundit në Japoni

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, po mban turneun e saj “Best F*n Night Of My Life” në Azi dhe Australi.

Së fundmi, ajo ka performuar në Tokio të Japonisë ku ka argëtuar mijëra fansa të saj atje.

34-vjeçarja zgjodhi që të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram, disa fotografi dhe video nga paraqitja e saj në koncertin e mbajtur në kryeqytetin japonez.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ajo është dukur mjaft provokuese e veshur me një kostum të zi me shkëlqim, teksa vinte në pah gjoksin e saj atraktiv.

“Tokio, faleminderit për një spektakël kaq të mrekullueshëm”, ka shkruar Rexha në mbishkrimin e imazheve.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve komplimentuar paraqitjen provokuese të këngëtaren.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Bebe Rexha përndryshe pas Azisë, do të vazhdojë turneun e saj “Best F*n Night Of My Life” në Australi. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

 

Foto: Bebe Rexha/Instagram

 

Foto: Bebe Rexha/Instagram

 

Foto: Bebe Rexha/Instagram