Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, po vazhdon të qëndrojë e karantinuar në shtëpinë e saj, në Los Angeles.
Gjatë këtyre muajve, ajo nuk ka qëndruar duarkryq, pasi ka punuar rreth albumit të saj më të ri, të cilin e ka paralajmëruar se do ta nxjerrë në shitje këtë vit.
Ndërkohë, edhe pse jo e pranishme nëpër koncerte për shkak të situatës, Bebe Rexha po vazhdon të fitojë përmes reklamave, me kompanitë me të cilat ka të lidhura marrëveshje bashkëpunimi.
Së fundmi, ajo është bërë imazh i kompanisë kozmetike për thonjtë, “SinfulColors”.
Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku është shfaqur mjaft tërheqëse, nën reklamimin e manikyrit të ri të kësaj marke.
Ky manikyr është frymëzuar nga ushqimet e shpejta dhe ëmbëlsirat, për të cilat artistja shqiptare ka një dashuri të madhe.
Këto fotografi të saj janë pëlqyer dhe komentuar shumë nga fansat, veçanërisht për pamjen atraktive të këngëtares me origjinë shqiptare. /Telegrafi/