Bebe Rexha ktheu shikimet nga ajo teksa bëri mbërritjen e saj madhështore në qendrën e famshme Craig’s në Hollywood të premten mbrëma (25 shkurt).
Këngëtarja ekspozoi dekoltenë e saj me një palë sytjena prej dantelle pa rrip të vendosur nën një xhaketë sportive Balenciaga me kopsa.
Pavarësisht shfaqjes së saj mahnitëse, Rexha u pa vetëm derisa shkonte drejt restorantit.
Rexha, 32 vjeç, i përshtati pjesën e sipërme me xhinse blu të zbehura dhe një palë taka të zeza.
Për t’i dhënë më shumë shije, krijuesja e hiteve vendosi një palë syze dielli elegante të errëta.
Vendasja e Brooklyn, e përfundoi pamjen e saj me flokët bionde me një stil me balluke, shkruan DailyMail.
Rexha përfundimisht kaloi me këmbë në parkingun, por ndaloi për një moment të shkurtër për të bërë një pozë anësore dhe më pas u largua drejt dyerve të restorantit.
Në këtë pikë, ajo shikoi në anën e majtë, në një pozë anash, dhe hodhi një vështrim plot qëndrim prej yllit të rock-ut, përpara se të hynte brenda.
Tre ditë më parë, krijuesja e “Meant to Be” shkoi në Instagram për të shprehur një shenjë respekti për një nga divat e pop-it: Britney Spears.
“Përshëndetje. Gjithçka ka të bëjë me bluzën”, tha Rexha në mbishkrimin e postimit të saj me tre fotografi që e shfaqte atë duke pozuar me një bluzë Britney që daton nga viti 2008.
Bluza ishte ndër produktet nga turneu i Spears në mbështetje të albumit të saj të gjashtë në studio, ‘Circus”.
Bebe ngriti krahun rreth kokës në një nga imazhet, ndërsa sigurohej që ajo të përfshijë sa më shumë pjesën e përparme të bluzës në foto. /Telegrafi/