Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, njoftoi fansat pak ditë më parë për arseyn se pse gjatë këtyre ditëve ka munguar në aspektin e prurjeve të reja muzikore.
Ajo u shpreh se do të jetë gati ta lansojë albumin e saj të ri, sapo bota të jetë në një gjendje më të mirë dhe e rikuperuar nga kriza që ka shkaktuar coronavirusi.
Ndërkohë, artistja shqiptare po vazhdon të jetë pjesë e ngjarjeve online dhe organizimeve në distancë.
Së fundmi, Bebe Rexha ka qenë pjesë e spektaklit të famshëm televiziv “RuPaul’s Drag Race”, ku ka sfiluar me një veshje tejet të veçantë në pasarelën e këtij spektakli.
Me një veshje të shkurtër dhe plot shkëlqim, Rexha u sigurua që përgjatë këtij spektakli, të rrëmbejë vëmendjen e gjithë shikuesve të shfaqjes.
Ajo ndau me 10 milionë ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi pas shfaqjes, duke vënë në pah edhe njëherë dukjen e saj atraktive në këtë natë.
“RuPaul’s Drag Race” është një shfaqje vjetore e modës shumë e shikuar nga publiku amerikan. /Telegrafi/