Telegrafi

Bebe Rexha duket e mrekullueshme në festën e promovimit të albumit, ndërsa pozon me të dashurin dhe prindërit

Bebe Rexha në festën e promovimit të albumit të ri "Bebe" (Foto: Jerritt Clark/Getty Images for Bebe Rexha)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka pak ditë që ka publikuar albumin e saj më të ri, “Bebe”.

Ajo e ka vetë-titulluar albumin e tretë në karrierën e saj, pasi siç është shprehur vet artistja shqiptare, është koha që tashmë të gjithë ta njohin kush është Bebe Rexha.

33-vjeçarja e festoi publikimin e albumit të saj të ri “Bebe” në një ndejë të madhe të organizuar në Los Angeles.

Bebe Rexha në festën e organizuar për lansimin e albumit të ri “Bebe” (Foto: Jerritt Clark/Getty Images for Bebe Rexha)

E veshur me një kostum prej lëkure ngjyrë rozë, Rexha është dukur mjaft atraktive dhe tërheqëse në mbrëmjen promovuese të projektit të saj më të ri.

Pjesë e mbrëmjes kanë qenë stafi i saj, bashkëpunëtorët, familja dhe i dashuri i saj prej disa vitesh, Keyan Safyari.

Bebe Rexha dhe i dashuri i saj, Keyan Safyari (Foto: Jerritt Clark/Getty Images for Bebe Rexha)

Këngëtarja me origjinë shqiptare nuk ka hezituar që të realizojë fotografi të ndryshme me të gjithë të ftuarit, të cilët ndodheshin aty në përkrahje të saj.

Lexo po ashtu Babai i Bebe Rexhës qan nga audienca kur sheh të bijën duke kujtuar sakrificat e prindërve në emisionin e famshëm amerikan

Albumi “Bebe” i Bebe Rexhës ka gjithsej 12 këngë, mes të cilave janë tri bashkëpunime shumë të suksesshme.

Bebe Rexha me prindërit e saj, Flamur dhe Bukurije Rexha (Foto: Jerritt Clark/Getty Images for Bebe Rexha)

“I’m Good (Blue)” me David Guettan është bashkëpunimi shumë i suksesshëm që është pjesë e këtij albumi, si dhe “Seasons” me Dolly Parton dhe “Satellite” me Snoop Dogg. /Telegrafi/

Bebe Rexha dhe David Guetta (Foto: Jerritt Clark/Getty Images for Bebe Rexha)

Bebe Rexha në festën e promovimit të albumit të ri “Bebe” (Foto: Jerritt Clark/Getty Images for Bebe Rexha)