Ajo aktualisht është në turneun e saj muzikor me Jonas Brothers.
Por Bebe Rexha u sigurua që të argëtohej dhe të vishej për të bërë përshtypje, ndërsa ishte në “Jewel Nightclub” në Las Vegas të enjten natën.
Këngëtarja e hitit “Meant To Be”, 30 vjeçe, e shtangur me një figurë që përqafonte fustanin e zi prej lëkure, theksoi linjat e saj trupore, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Këngëtarja shqiptaro-amerikane kishte veshur palë çizme me lëkurë, të gjarpri të cilat e plotësuan më së miri dukjen e saj.
Duke u siguruar që të gjithë sytë ishin në veshjen e saj, Bleta (emri i vërtetë i këngëtares) mbajti aksesorët e saj në minimum duke vënë vetëm një palë vathë të thjeshtë.
Flokët e saj të shkurtra bionde, e bënë atë të duket edhe më rrezatuese, ndërsa pozonte për fotografi për tre vjetorin e “JBL Fest”.
Bebe Resha përndryshe kohët e fundit përplasi dizajnerët që veshin vetëm yje të cilët janë me linja atraktive.
Ajo ndau një video e revoltuar në Instagram ku shprehej: “Shumë herë artistët do të shkojnë dhe do të flasin me stilistët, që t’iu bëjnë ata veshje me porosi për të ecur në tapetin e kuq. Shumë shtëpi të modës refuzuan të dizajnojnë fustanin tim për në Grammy, me arsyen se unë isha shumë e madhe”.
“Nëse një madhësi 6/8 është shumë më e madhe se, nuk di çfarë t’ju them. Atëherë nuk dua të vesh fustanet tuaja mbretërore, kishte thënë e revoltuar këngëtarja shqiptare. /Telegrafi/