Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka pozuar së fundmi për numrin më të ri të revistës “Cosmopolitan”, për edicionin e saj në Sri Lanka.
30-vjeçarja publikoi një fotografi të kopertinës së kësaj reviste për 10 milionë ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Ajo dukej mjaft atraktive e veshur me një fustan të zi, ndërsa theksonte fizikun e saj.
Pamja prej biondeje i jepte edhe më tepër hijeshi bukuroshes shqiptare, e cila ditët e para të vitit 2020 i ka nisur në qetësi duke pushuar.
Në intervistën e dhënë për edicionin e kësaj reviste, Bebe Rexha, ka folur për shumë ngjarje në jetën e saj profesionale dhe personale.
Mbi të gjithat, ajo ka folur për stigmën e saj rreth të qenit me disa kilogramë më tepër – gjë e cila çoi deri në refuzimin e disa dizajnerëve të Hollywoodit për stilimin e fustanit të saj për në “Grammy Awards 2019”. /Telegrafi/