Telegrafi

Bebe Rexha duket atraktive dhe provokuese në të zeza gjatë xhirimeve të klipit të ri

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, këtë vit do të sjellë në tregu albumin e saj më të ri, njëherësh të dytin në karrierën e saj.

Ajo është duke realizuar klipin e një prej këngëve të reja të albumit, që do të publikohet shumë shpejt.

Bebe Rexha në anën tjetër po i mban të azhurnuar fansat me gjithçka që ndodh rreth saj, duke ndarë me ta imazhe të ndryshme nga përditshmëria apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqet mjaft tërheqëse në të zeza, teksa xhiron për klipin e saj të ri.

Ajo duket mjaft joshëse në një kostum të zi me disa materiale shtesë rreth saj, teksa rrëmben vëmendjen me baluke e lëshuara dhe pamjen prej biondeje.

Pranë saj ajo kishte një qen, i cili do të jetë pjesë e klipit të saj të ri “Sabotage”, për ta bërë skenën të duket më e rrezikshme.

“Falkor (qeni) dhe unë xhiruam dje disa gjëra të forta. Ai ishte aq i ëmbël dhe duhet të hante shumë qofte qeni. Bear Rexha (qeni personal i Bebe) ishte aq xheloz. Unë i dua qentë”, shkroi artistja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

Përndryshe, një nga këngët hit të albumit në ardhje, “Baby, I’m jealous” u publikua vitin e kaluar me klip, dhe u prit shumë mirë nga fansat. /Telegrafi/