Site icon Telegrafi

Bebe Rexha mahnit duke kënduar në shqip

Bebe Rexha (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka treguar gjithmonë se është e lidhur ngushtë me rrënjët e saj.

Me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë, artistja ka bërë të pamundur që të promovojë shqiptarë kudo nëpër botë, duke u krenuar gjithmonë me vendin e saj.

Ajo është lindur e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por flet shumë mirë shqip.

Bebe Rexha (Foto: Cindy Ord/Getty Images/Guliver)

Madje, në një video të fundit të publikuar në rrjetet sociale, ajo ka arritur t’ua dëshmojë fansave të saj shqiptarë se di edhe shumë mirë që të këndojë në shqip.

KA qenë grimeri shqiptar me famë ndërkombëtar, Mario Dedivanoviç, i njohur ndryshe edhe si njeri u besuar i Kim Kardashianit, ka publikuar një video të artistes shqiptare duke kënduar një këngë shqipe.

Teksa po i realizonte grimin Bebe Rexhës në prapaskenat e një emisioni, ai i ka kërkuar asaj që të këndojë në shqip, dhe artistja Rexha nuk ka refuzuar.

Këngëtarja ka interpretuar shkurt këngën e famshme popullore “Hajde halla e madhe”, të cilën duket se e këndon me gjithë shpirt she buzëqeshje.

Videoja në fjalë është pëlqyer në mase të madh nga fansat e saj, në veçanti ata shqiptarë. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version