Telegrafi

Bebe Rexha i drejtohet publikut në koncertin e fundit: Jo telefona në fytyrën time, ju lutem

Bebe Rexha u rikthye në skenë vetëm dy ditë pasi u godit në fytyrë nga një telefon që i hodhi një burrë nga audiencë.

Këngëtarja 33 vjeçe, kishte një fashë mbi sy gjatë performancës të së martës mbrëma – koncerti i saj i parë që nga incidenti.

Ndalesa e saj e fundit e turneut u zhvillua në ‘The Fillmore’ në Filadelfia, Pensilvani, shkruan DailyMail.

Bebe Rexha bisedoi me turmën gjatë koncertit të saj, duke u thënë atyre: “Vetëm ju lutem nuk ka telefona në fytyrën time sonte, ju lutem”.

Lexo po ashtu Mund të dënohet me një vit burg, burri që goditi Bebe Rexhën me telefon thotë se mendonte që ajo do ta kapte atë dhe të bënte një 'selfie'

Videoja e shpërndarë nga fansat në rrjetet sociale, tregon momentin kur ajo i drejtohet publikut me këtë kërkesë.

Në klip, Bebe pyet nëse një anëtar i stafit të saj mund të pastrojë sendet në skenë ndërmjet këngëve ndërsa ajo pinte ujin e saj në një gotë vezulluese.

“A mund të kemi dikë që ta pastrojë këtë. Unë pothuajse e hëngra tri herë. Do ta shtyj pak”, tha ajo ndërsa i largoi sendet nga qendra e skenës.

“Nuk mund të marr mavijosje tjetër”, tha 33-vjeçarja me shaka.

“A do të kemi një koncert të mirë sonte?”, pyeti Bebe audiencën, e cila shpërtheu me ovacione.

Lexo po ashtu Pas incidentit të fundit të Bebe Rexhës, a duhet të ndalojnë koncertet telefonat?

“Vetëm ju lutem asnjë telefon në fytyrën time sonte, ju lutem. Faleminderit Filadelfia” – tha ajo.

Bebe Rexha kishte një fashë mbi sy gjatë shfaqjes së saj, ndërsa kishte veshur një korse ari dhe fund nga materiali i ngjashëm me korsenë.

Tabloidi TMZ raportoi se ajo u duk e emocionuar gjatë interpretimit të këngës së saj “In The Name Of Love”.

Nicolas Malvagna, 27 vjeç, akuzohet se e plagosi yllin e muzikës pop duke i hedhur telefonin e tij në fytyrë gjatë performancës së saj të dielën mbrëma në New York.

Koncerti famëkeq u mbajt në “The Rooftop at Pier 17”, në kuadër të turneut të saj “Best F**n Night of my Life”.

Ajo po bënte simbolin e shqiponjës me duar dhe po ecte në pjesën e përparme të skenës kur telefoni e goditi mbi sy.

Ajo u kthye dhe ra në gjunjë përpara se ekipi i saj të nxitonin në skenë për ta ndihmuar të ngritej.

Sipas policisë, Rexha u shtrua në spital dhe pësoi ‘skuqje, ënjtje, mavijosje dhe një çarje në sy dhe dhimbje të konsiderueshme’ si pasojë e goditjes me telefon.

Nicolas, nga New Jersey, është arrestuar dhe akuzuar për sulm. Ai mund të dënohet deri në një vit paraburgim për veprën e kryer. /Telegrafi/