Telegrafi

Bebe Rexha dhuron spektakël në koncertin virtual

Bebe Rexha Foto: Instagram/beberexha

Ajo është ndër më të kërkuarat për projektet unike muzikore.

Fjala është për artisten me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, e cila është shumë e dashur për audiencën e gjerë.

Këngëtarja për të qëndruar edhe më afër fansave të saj, ka vendosur që të mbajë një koncert virtual.

Bebe zgjodhi të ketë edhe disa të ftuar në koncert, me artist të cilët dhuroi spektakël.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka zgjedhur të ndajë disa sekuenca nga performanca.

“Faleminderit për të gjithë që u kujdesën për këtë ‘livestream’, dhe të gjithë fansat”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Tutje theksojmë se Bebe u pëlqye mjaft shumë edhe për lansimin e albumit të ri. /Telegrafi/