Site icon Telegrafi

Bebe Rexha dhe David Guetta sjellin këngën e re “One in a Million”

Foto: Instagram

Bebe Rexha dhe David Guetta janë bërë bashkë për një tjetër projekt të ri muzikor.

Dyshja me famë ndërkombëtare kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre të radhës të quajtur, “One in a Million”.

Artistja me origjinë nga Dibra ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se projekti tashmë ndodhet në YouTube.

 

Kënga ndërkohë është shoqëruar me një video pasi akoma nuk është kompletuar edhe me klip.

Lexo po ashtu Pak ditë pasi njoftoi ndarjen nga i dashuri, Bebe Rexha vjen me poza të reja atraktive

Producimi u realizua nga Shane Strickman në kompaninë muzikore, Black Balloon Media.

Foto: Screenshot/Instagram

“One in a Million me David Guetta është e gjitha e juaja. Mund ta shikoni në biografinë time”, ka shkruar ajo.

Të njëjtit kanë bashkë edhe këngë të tjera si “I’m Good (Blue) dhe “Say My Name” me miliona klikime në YouTube.


Biondja ka qenë në vëmendje gjatë kësaj periudhe për shkak të ndarjes nga partneri i saj, Keyan Safyari. /Telegrafi/

Exit mobile version