Site icon Telegrafi

Bebe Rexha dhe Ava Max ‘elektrizuan’ publikun në Rumani, duke kënduar para mijëra fansave në ‘Untold Festival’

Këto ditë në Rumani është mbajtur festivali i madh, Untold.

Festivali i cili zhvillohet çdo vit në territorin e Transilvanisë, edhe këtë vit mirëpriti në skenë artistë të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë.

Pjesë e listës së performuesve ishin edhe dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Ava Max.

Lexo po ashtu Momenti kur Bebe Rexha nuk i mban dot lotët në skenë pasi iu kumton fansave lajmin se është ndarë nga i dashuri

Filllimisht në skenë është ngjitur artistja Ava Max, e cila ka interpretuar një varg hitesh, kryesisht nga albumi i saj i fundit “Diamonds & Dancefloors”.

Ndërkohë, pasi ka mbaruar këngëtarja nga Shqipëria, skena gjigante është liruar për këngëtaren botërore me origjinë nga Maqedonia e Veriut, Bebe Rexha.

Ashtu si Ava, 33-vjeçarja ka interpretuar një mori hitesh nga karriera e saj dhe kryesisht këngët nga albumi i saj më i fundit, “Bebe”, të cilin e noxri në shitje në muajin prill.

Krahas pjesëmarrjes në festivale, Rexha është duke realizuar edhe turneun e saj “Best F*n Night Of My Life” me ndalesa të tilla si: Gjermani, Holandë, Mbretëri e Bashkuar, Suedi, e shumë vende të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version