Këngëtarja e njohur shqiptare e muzikës pop, Bebe Rexha, ka shijuar një natë me miqtë e saj më të mirë në një restorant meksikan.
Madje, ajo ka bërë aq shumë qejf, sa që ka vendosur të qerasë me 50 shishe ‘tequila’ të gjithë stafin e restorantit, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Jo nuk është shaka, ajo e bëri këtë gjatë një nate dëfrimi në restorantin “El Compadre” në Sunset Blvd, në Hollywood, sipas TMZ.
“Ju keni një jetë, dhe ne jetojmë një jetë të çmendur”, ka thënë këngëtarja shqiptare para se të qeraste gjithë restorantin.
Bebe Rexha ndau me 7.4 milionë ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram fotografi dhe video nga nata e shfrenuar me shoqëri.
Duket se këngëtarja ia ka kaluar vërtet mirë me shoqërinë e saj, ndërsa nuk është kursyer aspak duke blerë ‘tequila’ për të gjithë.
Përndryshe, Rexha është duke u përgatitur për ceremoninë e madhe të ndarjes së çmimeve, “Grammy Awards”, që do të mbahet më 11 shkurt.
Sivjet për herë të parë, ajo është e nominuar në dy kategori: “Artistja e re më e mirë” dhe “Dueti më i mirë i zhanrit country” për këngën “Meant to be”, në bashkëpunim me Florida Georgia Line.
Këngëtarja shqiptare u bë kryetemë e mediave ndërkombëtare pak ditë më parë, kur doli haptazi me një video në rrjetet sociale, për të treguar se si të gjitha shtëpitë e modës refuzuan të dizajnojnë veshjen e saj për në “Grammy”, për shkak të përmasave të saj të mëdha 6/8. /Telegrafi/