Këngëtarja e njohur Bebe Rexha vazhdon të jetë shumë aktive në tregun e muzikës dhe cilësohet si një prej artisteve të reja më të suksesshme.
Ditë më parë, ajo u shfaq në një koncert në Brooklyn, gjersa mahniti të gjithë shqiptarët kur në ballkonin e diskotekës u shfaq duke brohoritur me të madhe “Kuq e zi”, pranë fansave të saj shqiptarë.
Ndërkohë, Bleta është shumë aktive në rrjetet sociale, dhe ndan herë pas here me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, përmes së cilës tregon se ka vizituar “Botën Magjike” të Harry Poterit në Studion Universale të Hollywoodit.
Ajo ka realizuar një ‘belfie’ me anë të së cilës ka “çmendur” ndjekësit e saj të gjinisë mashkullore në Instagram, me shfaqjen e të pasmëve bombastike.
Këngëtarja Rexha shquhet për linjat trupore, për të cilat kujdeset që çdo herë të ndjek me rregull palestrën. /Telegrafi/