Site icon Telegrafi

Bebe Rexha brenda javës së ardhshme me këngë të re

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo është duke punuar intensivisht në këngë të reja si dhe do të mbajë disa koncerte të ndryshme muzikore.

Këngëtarja jonë ka bërë të ditur se ka finalizuar këngën më të re duke zbuluar edhe datën se kur do të publikohet.

Kështu ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram duke treguar se videokëngën e re do ta sjell më 15 shkurt.

Kënga e re e Bebes do të titullohet “Last Hurrah”, i cili vjen pas këngës “I’m a Mess” që është një ndër hitet e saja.

Lexo po ashtu Bebe Rexha tregon se kur e shkroi këngën e parë, ku i pëlqen të performoj si dhe zbulon disa të pathëna

Kujtojmë se 28-vjeçarja me këngët e fundit është nominuar në dy kategori të “Grammy Awards”.

Ndryshe, ndarja e çmimeve “Grammy Awards” do të mbahet më 10 shkurt dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në “CBS”. /Telegrafi/

Exit mobile version