Site icon Telegrafi

Bebe Rexha bisedoi me ekspertin ndërkombëtar të shëndetit mendor për ankthin gjatë pandemisë globale

Foto: Getty Images/Guliver

Bebe Rexha iu bashkua një eksperti të shëndetit mendor për të ofruar këshilla për ankthin gjatë periudhës së coronavirusit.

Ata folën për rëndësinë e përballjes me akthin në këtë periudhë pandemie, shkruan SHAPE.

E nominuara për çmimin “Grammy” i tregoi botës vitin e kaluar se ajo ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar dhe që prej asaj kohe ka përdorur platformën e saj për të filluar biseda shumë të nevojshme për shëndetin mendor.

Kohët e fundit, për nder të muajit maj që në botë njihet si Muaji i Ndërgjegjësimit të Shëndetit Mendor, këngëtarja diskutoi në një lidhje direkte në Instagram me doktorin Ken Duckworth, MD, një psikiatër dhe zyrtar kryesor mjekësor për Aleancën Kombëtare mbi Shëndetin Mendor (NAMI), për të ndarë këshilla se si njerëzit mund ta mbajnë mirëqenien e tyre emocionale në kontroll gjatë lundrimit në stresin e pandemisë së coronavirusit (COVID-19).

Të dy filluan bisedën në një video në Instagram live duke folur për ankthin. ICYDK, 40 milionë njerëz në Sh.B.A luftojnë me një çrregullim ankthi, shpjegoi Dr. Duckworth. Por me stresin e përhapur të COVID-19, ata numra pritet të rriten, tha ai.

Sigurisht, ankthi mund të ndikojë në shumë aspekte të jetës së përditshme, por Dr. Duckworth vuri në dukje se gjumi, në veçanti, mund të jetë një çështje e madhe për njerëzit që përjetojnë ankth gjatë kësaj kohe. Përafërsisht 50 deri në 70 milionë amerikanë tashmë kanë një çrregullim të gjumit, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë (NIH) – dhe kjo është para se coronavirusi të ishte një temë kaq e diskutuar globale. Tani, stresi i pandemisë po i lë njerëzit me ëndrra të çuditshme, shpesh që shkaktojnë ankth, për të mos përmendur një mori të tërë çështjesh të gjumit, nga telashet e qëndrimit në gjumë e deri te gjumi i tepërt. (Në fakt, studiuesit kanë filluar të hetojnë efektet afatgjata të ankthit të coronavirus në gjumë).

Lexo po ashtu Bebe Rexha iu jep këshilla fansave se si t'i përballojnë problemet me shëndetin mendor në këtë kohë

Edhe Bebe Rexha tregoi se ajo ishte duke luftuar me orarin e saj të gjumit, duke pranuar se ishte një natë kohët e fundit kur ajo vetëm bëri vetëm dy orë e gjysmë gjumë sepse mendja e saj po garonte me mendime në ankth. Për ata që luftojnë çështje të ngjashme me gjumin, Dr. Duckworth sugjeroi krijimin e një rutine që qetëson mendjen dhe trupin tuaj përpara shtratit – në mënyrë ideale. “Po, të qëndrosh në azhurnim me lajmet rreth COVID-19 është e rëndësishme, por të bësh kaq shumë (sidomos gjatë natës) shpesh mund të shtosh vetëm stresin që mund të ndjehesh tashmë nga izolimi social, humbja e vendit të punës dhe shqetësimet e pashmangshme për shëndetin, midis çështje të tjera”, shpjegoi ai.

Në vend që të shikoni kaq shumë lajme, Dr. Duckworth sugjeroi të lexoni një libër, të bisedoni me miqtë, të bëni një shëtitje, madje të luani lojëra në internet — gjithçka që iu mundëson të mbani mendjen tuaj jashtë tërbimit të mediave rreth COVID-19, kështu që ju nuk duhet ta sillni atë stres me ju në shtrat, shpjegoi ai. “Sepse ne tashmë jemi në ankth [si rezultat i pandemisë], nëse zvogëloni koncentrimin në media, ju po promovoni shanset për të pasur një gjumë të mirë të natës”, tha ai.

Duke folur nga përvoja personale, këngëtarja Rexha theksoi rëndësinë e avokimit për veten kur bëhet fjalë për shëndetin mendor. “Ju duhet të jeni shoku më i mirë i vetëvetes”, tha ajo. “E vetmja gjë që kam zbuluar nga ankthi dhe shëndeti mendor është se ju nuk mund të shkoni kundër tij dhe ta luftoni atë. Unë zbulova se duhet të ndeshemi kokë më kokë me të”, tha 30-vjeçarja.

Në një botë të përsosur, të gjithë ata që duan qasje në kujdesin profesional të shëndetit mendor tani do ta kenë atë, vuri në dukje Dr. Duckworth. Fatkeqësisht, nuk është thjesht një realitet për të gjithë. Thënë kështu, ka burime atje për ata që nuk kanë sigurim shëndetësor dhe nuk mund të përballojnë terapi individuale. Dr. Duckworth rekomandoi të shikoni në shërbime që ofrojnë kujdes shëndetësor në sjellje dhe mendje për individët me aftësi të kufizuara ekonomikisht falas ose me një kosto nominale.

Bebe Rexha (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Për emergjencat e shëndetit mendor, Dr. Duckworth i drejtoi njerëzit drejt Linjës Kombëtare të Parandalimit të Vetëvrasjeve, një platformë e lirë dhe konfidenciale e mbështetjes emocionale që ndihmon individët në krizë të vetëvrasjeve dhe shqetësime të forta emocionale.

Rexha e përfundoi bisedën e saj me doktor Duckworth duke ofruar mbështetje emocionale për fansat e saj gjatë këtyre kohërave të pasigurta: “Unë e di se kohërat janë të vështira dhe ato ta shpifin, por ju duhet të jeni vetë përforcuesi i vetës tuaj”, tha ajo.

“Bisedoni me anëtarët e familjes tuaj, bisedoni me miqtë tuaj, thjesht nxirrni emocionet tuaja. Ju jeni të fortë dhe mund të bëni gjithçka”, tha këngëtarja shqiptare me famë botërore. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Cindy Ord/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version