Këngëtarja dhe tekstshkruesja e njohur, Bebe Rexha, mahniti të gjithë me paraqitjen e bërë në evenimentin e Dolce&Gabbana të premten.
Ylli i “I’m Gonna Show You Crazy” bëri një hyrje madhështore në shtëpinë italiane të modës Alta Moda Show, e kuruar deri në detaje me një fustan të zi me pika të bardha.
Mbrëmja ishte vetëm fillimi i një ngjarjeje tre-ditore që festonte fillimin e koleksioneve të D&G Alta Moda, Alta Sartoria, Alta Gioielleria dhe Alta Orologeria.
Dekolteja e hapur në pjesën e gjoksit dhe syzet e bardha e bënë të duket edhe më e veçantë.
Biondja gjithashtu kishte mbathur një palë take të zeza dhe mbante një sërë aksesorësh ari në dorën e saj të djathtë.
I dashuri i Rexhës, regjisori Keyan Safyari, ishte pranë saj teksa shkëlqeu në pantallona të bardha e në një këmishë të zezë.
Dyshja mbanin duart e njëri-tjetrit në rrugën drejt ngjarjes me yje të organizuar nga shtëpia luksoze e modës italiane.
Çifti janë së bashku rreth një vit e gjysmë.
Disa nga të famshmit e tjerë të pranishëm në Venecia ishin: Jennifer Lopez, Sharon Stone, Sean ‘Diddy’ Combs dhe tre vajzat e tij adoleshente, Heidi Klum, Jennifer Hudson, Kris Jenner, Kitty Spencer, Sydney Sëeeney etj. /Telegrafi/