Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të jetë shumë e diskutuar në media.
Së fundmi, ajo ka përfunduar xhirimet e klipit të saj më të ri, që do të publikohet së shpejti.
Rexha është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Këngëtarja shqiptare është e njohur edhe për fotografitë dhe videot satirike që publikon në rrjetet sociale.
E njëjta së fundmi ka hedhur në Instagram një video, ku shfaqet duke kërcyer ‘twerk’, në mes të rrugëve të New Yorkut.
Krejt kjo ndodhi pranë një dyqani çantash në New York, ku shkruhej “Dridh të pasmet për të blerë një çantë të kushtueshme”.
Ndërkohë, Bebe Rexha pas publikimit të kësaj videoje, ka shkruar në mbishkrimin e saj: “Unë nuk kam nevojë për një njeri që të më blejë mua një çantë, unë do ta blej vet”.
Këngëtarja shqiptare ende po vazhdon të shijojë suksesin e albumit “Expectations”, të cilin e publikoi këtë vit. /Telegrafi/