Site icon Telegrafi

Bebe Rexha bën lëvizje provokuese para kamerës, ndërsa vë në pah dhëmbët e saj të arit

Ajo rregullisht ndan me ndjekësit postime të ndryshme, përmes së cilave i mban të azhurnuar fansat e saj rreth më të rejave në jetën private dhe profesionale.

Dhe Bebe Rexha ishte përsëri në disponim ndërsa u lajmërua në Instagram të mërkurën për të publikuar disa video, ku shihej duke kërcyer nën ritmet e këngës “Up” të reperes Cardi B, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 31 vjeçare, dukej e bujshme ndërsa shfaqi linjat e saj të tonifikuara të trupit, e veshur me kostum me material lëkure, i cili ishte transparent dhe vinte në pah sytjenat e saj.

Kjo paraqitje provokuese e saj erdhi pak kohë pasi ajo ndau me ndjekësit në InstaStory, disa imazhe ku shfaqte dhëmbët e arit – një aksesor i shtuar së fundmi në nofullën e saj.

Në video, ylli përfundoi pamjen e saj me një skaj të zi që përshtatej me linjat e trupit, ndërsa ajo tregonte lëvizjet e saj të kërcimit.

Bebe Rexha i la flokët e saj bionde në një formë të shthurur, ndera kishte vënë pak makijazh në fytyrën e saj.

Këngëtarja vazhdoi të publikojë video të ndryshme, duke vënë pah dhëmbët e saj të rinj prej ari.

Bebe Rexha në anën tjetër po vazhdon të shijojë lidhjen e saj me regjisorin Keyan Safyari, me të cilin u shfaq publikisht në shtator.

Ajo e ka mbajtur marrëdhënien e saj me Keyan, i cili është një kinematograf televiziv dhe komercial, relativisht nën mbingarkesë, duke publikuar herë pas here imazhe përkrah tij në rrjetet sociale.

Ndërsa sa i përket muzikës, Rexha po vijon të shijojë suksesin e klipit të saj më të fundit “Sacrifice”. /Telegrafi/

Exit mobile version