Telegrafi

Bebe Rexha i bën krenarë shqiptarët, shpërblehet me çmim në MTV Video Music Awards 2019

Bebe Rexha fitoi çmimin "Kënga më e mirë ritmike" në MTV Video Music Awards (Foto: Roy Rochlin/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses së fundmi në karrierën e saj.

Ajo është shpërblyer me çmim në një prej ngjarjeve më të mëdha të vitit, MTV Video Music Awards, duke u bërë shqiptarja e dytë në botë pas Rita Orës që fiton këtë çmim.

Bebe Rexha në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Bebe Rexha ka triumfuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, e cila njëherësh ishte kategoria e vetme në të cilën ishte nominuar.

Ajo e fitoi këtë çmim për këngën e saj shumë të suksesshme “Call you mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers, gjersa ishte e nominuar edhe për këngën tjetër “Say my name” në bashkëpunim me David Guettan dhe J Balvin.

Duke triumfuar në këtë kategori, Bebe Rexha ka lënë prapa këngët e tjera në nominim si: “Solo” nga Clean Bandit dhe Demi Lovato, “Taki taki” nga DJ Snake, Selena Gomez, Ozuna & Cardi B, “Happier” nga Marshmello & Bastille, dhe këngën “Electricity” të kënduar nga shqiptarja tjetër e famshme, Dua Lipa, në bashkëpunim me Silk City.

E veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë hiri dhe plot shkëlqim, këngëtarja 29-vjeçare është dukur tejet elegante dhe plot glamur në mbrëmjen e MTV VMA.

Dukja e Bebe Rexhës në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Kujtojmë që të njëjtin çmim, “Kënga më e mirë ritmike”, e kishte fituar vitin e kaluar këngëtarja tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila njëherësh është mike shumë e mirë e këngëtares.

Rita Ora kishte fituar vitin e kaluar po të njëjtin çmim “Kënga më e mirë ritmike” në MTV Video Music Awards 2018 (Foto: Paul Zimmerman/Getty Images/Guliver)

Bebe Rexha ka pozuar më pas me trofenë e “njeriut me hënë”, në tapetin e kuq duke bërë akrobaci të ndryshme me ç’rast ka treguar se është ndarë e kënaqur që ka pasuruar karrierën e saj me një trofe kaq të rëndësishëm. /Telegrafi/

Imazhe të tjera nga paraqitja glamuroze e Bebe Rexhës në MTV Video Music Awards 2019:

Bebe Rexha në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

 

Bebe Rexha në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Astrid Stawiarz/Getty Images/Guliver)

 

Bebe Rexha në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

 

Bebe Rexha në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

 

Bebe Rexha në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

 

Bebe Rexha në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

 

Bebe Rexha në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)