Site icon Telegrafi

Bebe Rexha befason studentët e një universiteti amerikan në Florida

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret tona shqiptare më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.

“Mean’t to Be” është një ndër hitet më të mëdha të këngëtares në saje edhe të bashkëpunimit me Florida Georgina Line.

E pikërisht këtë këngë ka zgjedhur ta këndojë në një para studentëve të Universitetit të Tampas në Floridë.

Në fakt, këngëtarja ka befasuar të gjithë të pranishmit kur u paraqit në skenë, në ditën që njihet “Dita e Këndimit në Kolegje”.

“Faleminderit që më keni pritur Michelle Obama dhe ‘Better Make Room’”, ka shkruar ndër të tjerash bukuroshja jonë në llogarinë personale në Twitter.

Ndryshe, biondina është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i publikoj gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version