Telegrafi

Bebe Rexha befason prapë me një deklaratë: Jam e egër në shtrat

Bebe Rexha (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Artistja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, shpesh bënë bujë në media me deklaratat e saj.

Këtë herë, këngëtarja e hitit “I’m a mess” ka treguar se ajo nuk përgënjeshtron orgazma, sepse ajo është “e egër në shtrat”.

Rexha ka folur hapur për këtë temë në një intervistë për Radio House Radio në Beats 1, duke thënë se nuk është një tip që i përgënjeshtron orgazmat e saj, sepse nëse nuk është “e lumtur”, ajo do të sigurohet që edhe partneri i saj ta kuptojë këtë.

Bebe Rexha (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

“Dëgjo, kam qenë në situata ku më besoni, personi është i mrekullueshëm, por vetëm, pjesa e krevatit …jo aq e kënaqshme…ai nuk arrin në cakun kyç”, ka thënë artistja shqiptare me famë ndërkombëtare.

Lexo po ashtu Bebe Rexha e 'ndez' atmosferën duke vallëzuar "Vallen e Rugovës"

Më pas ajo është pyetur nga kolegu i saj Jax Jones, i cili gjithashtu ishte i ftuar në emision: “Dëgjova një statistikë që në thelb thotë 40 përqind e femrave aktrojnë sikur kalojnë në orgazëm. A do të thonit se kjo është një përvojë që keni pasur?”.

Bebe Rexha (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë, 29-vjeçarja është përgjigjur: “Sinqerisht, unë jam e egër, në shtrat. Unë nuk bëj gjasme… nuk më intereson, unë e them nëse nuk jam e lumtur”.

Bebe Rexha përndryshe së fundmi festoi një tjetër sukses, duke arritur të jetë dy herë e nominuar sivjet në MTV VMA 2019, në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)