Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, prej disa muajsh është duke shijuar romancën e saj të re.
Ajo së fundmi ka bërë një udhëtim romantik me të dashurin e saj, Keyan Safyari në Meksikë.
31 vjeçarja ishte fotografuar në Cao San Lucas në Meksikë të dielën, duke shijuar një ditë të mirë me kinematografin.
Biondja, e cila komentohet për format e bujshme trupore, u shfaq në një palë bikini dy pjesëshe në ngjyrë të kuqe.
Në anën tjetër, partneri i Rexhës u shfaq i zhveshur në pjesën e sipërme me një palë pantallona ngjyrë të zezë e me një palë syze dielli.
Ndërkohë, Bebe është duke e bërë kalimin e saj nga këngëtare në aktore, pasi paralajmëroi debutimin në filmin “Queenpins”.
Ajo do jetë përkrah Kristen Bell, Vince Vaughn, Kirby Howell-Baptiste dhe Paul Walter Hauser.
Ylli me prejardhje nga Dibra në shtator zyrtarizoi lidhjen me kinematografin Keyan Safyari dhe tani po kalojnë çdo moment së bashku. /Telegrafi/