Bebe Rexha duket se ka përjetuar një befasi të pakëndshme.
Bukuroshja shqiptare në rrjetin social InstaStory ka rrëfyer një ngjarje që i ka ndodhur ditën e djeshme.
Ajo ka treguar se si e veshur shumë thjesht hyri në një dyqan të veshjeve, ku nuk e pritën si duhet.
Veshja e saj e thjeshtë u gjykua nga shitësit të cilët duke mos e njohur i ofruan mallra në zbritje.
Bebe në rrëfimin e saj tregon se më pas kërkoi absolutisht gjërat më të shtrenjta të cilat i pagoi dhe i ka blerë, në mënyrë që t’ua dëshmojë shitësve se paraqitja e jashtme di ndonjëherë të mos tregojë realitetin.
“Mos e gjyko një libër në bazë të kopertinës”, mbyll këtë rrëfim Bebe.
Bukuroshja nga Dibra do të publikojë albumin e saj “Expectations” me plot 14 këngë shumë shpejt. /Telegrafi/