Telegrafi

Bebe Rexha bashkë me familjen këndojnë në shqip (Video)

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka krijuar tashmë imazhin e saj si një ndër artistet e reja më të suksesshme në Amerikë.

E ka treguar shpesh herë me krenari prejardhjen e saj shqiptare, ndërkohë edhe fotografitë me imazhin e shqiponjës me duar në rrjetet e saj sociale nuk mungojnë.

Lexo po ashtu Mahnit Bebe Rexha! Bën shqiponjën dykrenare (Foto)

Në shtator të vitit të kaluar, ajo madje mbajti edhe një mega koncert në qendër të Tiranës, ku performoi për herë të parë para shqiptarëve, gjersa citonte me krenari se ndjehet e lumtur që është dibrane, dhe prindërit e saj janë nga Dibra e Maqedonisë.

Ndonëse karriera e saj është e përqendruar vetëm në tregun ndërkombëtar duke prodhuar këngë në gjuhën angleze, këngëtarja Rexha e pëlqen dhe e do shumë edhe muzikën shqipe, sidomos kur është me familjarët e saj.

Lexo po ashtu Bebe Rexha përlotet në skenë: Jam nga Dibra, jam krenare që jam shqiptare (Foto/Video)

Së fundmi, Bleta ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet në një tavolinë pranë një ambienti të ngrohtë familjarë, e rrethuar nga prindërit teksa të gjithë së bashku këndojnë këngën e njohur popullore “hajde halla e madhe” në gjuhën shqipe.

“Familja është gjithçka, së bashku duke kënduar në shqip”, shkruan këngëtarja përbri videos.

Bebe Rexha po e dëshmon vazhdimisht që pavarësisht suksesit të madh në tregun ndërkombëtar, ajo nuk e quan veten një të huaj, por shqiptare. /Telegrafi/