Këngëtarja e njohur shqiptare me famë në Amerikë, Bebe Rexha, vazhdon të jetë shumë aktive në industrinë e muzikës.
Në një intervistë të fundit, ajo foli rreth karrierës së saj në përgjithësi, duke cekur edhe mënyrën se si nisi të bëhej këngëtare.
Ndër të tjerash, Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), ka bërë të ditur se babai i saj fillimisht kishte frikë, kur pa interesimin e saj për muzikë.
“Më lejonte të dëgjoja muzikë, por e vinte re sa e fiksuar isha me këngët, me të shkruarit dhe ishte kundër [kësaj karriere] sepse e mendonte industrinë e muzikës si një vend të rrezikshëm. Seks, drogë dhe rock and roll. Ashtu është, meqë ra fjala, por jo për mua. Për mua s’ka seks, as drogë, thjesht rock and roll”, ka thënë Bebe Rexha.
E njëjta e ka përmendur gjithmonë me krenari prejardhjen e saj shqiptare, teksa së fundmi pohoi në emisionin e Jonathan Ross, se edhe pse nuk i di të gjitha fjalët në shqip, ajo prapëseprapë e flet gjuhën amtare duke e kombinuar me anglisht. /Telegrafi/