Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, kohëve të fundit ka qenë shumë më pak aktive në rrjetet sociale.
Ajo ka treguar se kjo mungesë e saj vjen si pasojë problemeve me shëndetin mental – gjë për të cilën artistja shqiptare foli hapur së fundmi në një intervistë për Revistën “SELF”.
Sido që të jetë, Bebe Rexha është duke punuar gjithashtu rreth albumit të ri, teksa ka thënë se ka gati këngë të reja, por ende nuk ka vendosur se cilën prej tyre ta lansojë.
Së fundmi, ajo bëri një status domethënës në rrjetin social Twitter, për të cilin fansat dyshojnë se mund të jetë një nga vargjet e këngës së saj të re.
“Asgjë nuk është ‘bëje ose vdis’, por është budallallëk të mos e provosh”, shkroi 30-vjeçarja në Twitter.
Nothing is do or die but it’s always stupid not to try.
— Bebe Rexha (@BebeRexha) March 11, 2020
Sipas artistes Rexha, po e provove diçka mund të dështosh, teksa po nuk e provove je gjithsesi i dështuar.
Kjo mesa duket është vetëm një nga thëniet që e drejtojnë dhe motivojnë atë në rrugën drejt suksesit. /Telegrafi/